Gjoba për 179 shoferë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (17 janar) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 gjoba, nga të cilat 29 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për vozitje pa patentë shofer, 6 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht me defekt, 7 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 14 për kalim të rrugës në semafor të mbyllur (dritë e kuqe) dhe 11 masa për përdorimin e e celularit.

Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ata bëjnë thirrje tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.

The post Gjoba për 179 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy