Gjoba dhe dënim me burg për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjobë ose me burgim deri në një vit për personat fizik, ndërsa për personat juridik gjobë deri në 30 milion denarë është paraparë sipas Kodit Penal për mosrespektim të orës policore, që me vendim të Qeverisë, do të zgjasë prej sot deri më 22 mars, nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

Mosrespektimi i ndalimit të lëvizjes nënkupton kryerjen e veprës penale “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.

Kjo është rregulluar me nenin 206 të Kodit Penal. Paragrafi 1, i cili përcakton që kushdo që nuk vepron në përputhje me rregulloret ose urdhrat që përcaktojnë masat për shkatërrimin ose parandalimin gjatë kohës së epidemisë do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Në paragrafin 2, nga ana tjetër, thuhet se nëse vepra penale është kryer nga një person juridik, parashkruhet me gjobë, e cila mund të shkojë deri në miliona denarë.

Advertisement

The post Gjoba dhe dënim me burg për mosrespektim të orës policore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy