Gjithsej 883 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 883 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 57 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 49 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 20 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 58 pacientë po trajtohen në Veles dhe 63 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 60 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 45 në Prilep, 14 në kovid – qendër në Gostivar dhe 14 në Strugë. 53 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 50 në Koçan, 15 në Kërçovë, 24 në Kavadar, 6 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 883 dhe ka rreth 847 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjithsej 883 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy