Gjithsej 763 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 763 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 25 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 36 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 13 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 26 pacientë po trajtohen në Veles dhe 72 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 56 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 78 në Prilep, 17 në kovid – qendër në Gostivar dhe 20 në Strugë. 29 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 7 në Koçan, 6 në Kërçovë, 50 në Kavadar, 9 në Gjevgjeli dhe 13 pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 në Dibër.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 763.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjithsej 763 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy