Gjithsej 5196 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni, këta janë qytetet me më shumë raste aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjithsej 5196 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni, këta janë qytetet me më shumë raste aktive

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se në nivel shtetëror ka 2975 raste aktive me COVID-19, ndërsa sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti me rreth 1721 raste aktive.

Pas Shkupit, qyteti me më shumë raste aktive me coronavirusin e ri është Tetova me 326 raste aktive. Në vendin e tretë është Kumanova me 241 raste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më pas vijojnë Shtipi (188), Struga (100), Ohri (92) dhe Gostivari me 50 raste aktive.

Ndërsa sa i përket komunave të Shkupit në vendin e parë është Çairi me gjithsej 394 raste aktive, pasuar nga Gazi Baba me 156, Aerodromi me 135, Buteli me 144, Qendra me 137, Karposhi me 116 dhe Saraji me 137.

Advertisement

Ndryshe, sot Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 90 raste të reja. Ndërsa numri i përgjithshëm është 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar, ndërsa 247 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Lexo po ashtu:

Maqedoni: 90 raste të reja me COVID-19, nëntë viktima dhe 48 të shëruar

Advertisement

The post Gjithsej 5196 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni, këta janë qytetet me më shumë raste aktive appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy