Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 8197, prej të cilëve raste aktive për momentin janë 3486. Janë shëruar 4326, ndërsa kanë ndërruar jetë 385 pacientë.

Numri më i madh i rasteve aktive është në Shkup – 1788, pastaj në Tetovë – 292, Kumanovë – 194 dhe Dibër 151, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kurse në komunat e Shkupit, numër më të madh të rasteve aktive ka Çairi – 302, Aerodromi – 162 dhe Buteli – 135.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se nuk pritet fluks më i madh i pacientëve nëpër spitale dhe shtoi se trendet ende janë të përqindjes së njëjtë të rasteve të reja nga numri i tërësishëm i testimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kapaciteti nëpër spitale po menaxhohet mirë edhe në lidhje me rotacionin e kuadrit edhe në lidhje me shtretërit e lirë”, tha dje Filipçe.

Gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë, në mbështetje të oksigjenit janë 52, ndërsa nuk ka asnjë pacient në aparat respirator./Telegrafi/

The post Gjithsej 3486 raste aktive me COVID-19 në Maqedoni, nuk pritet fluks më i madh në spitale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";