Nga gjithsej 297 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, 26 janë të pavarur ose 8.75. Kjo shifër është më e vogël në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale, ku kandidatë të pavarur për kryetar komune kanë qenë mbi 10%.

Kandidatë të pavarur ka në 18 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit ose në 22% nga gjithsej 80 komuna. Në të gjitha zgjedhjet lokale ka pasur të paktën një kandidat i cili ka fituar mandat. Më së shumti kandidatë të pavarur kanë fituar në zgjedhjet e 2005 me shtatë kryetar, ndërsa më pak në zgjedhjet e para në vitin 1996.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të jenë shtatëtat që nga pavarësia e vendit, por të tretat kur zgjidhen kryetar dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit.

Zyrtarisht fushata për rrethin e parë do të fillojë nesër dhe do të zgjasë deri më 15 tetor në mesnatë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjithsej 297 kandidatë për kryetarë komunash në Maqedoni, 26 prej tyre janë të pavarur appeared first on Telegrafi.