Gjithsej 10.724 persona u kontrolluan në Listën zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri dje, gjithsej 10.724 persona u kontrolluan në Listën zgjedhore, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

“Janë paraqitur gjithsej 27 kërkesa për regjistrim në Listën zgjedhore, 23 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga Lista zgjedhore dhe 15 kërkesa për ndryshimin e të dhënave në Listën zgjedhore”, sipas KSHZ -së.

Gjithashtu, gjithsej 35 kërkesa janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në adresën e-mail [email protected].

Komisioni Shtetëror Zgjedhor rikujton se procedura për inspektimin publik të Listës zgjedhore është duke u zhvilluar dhe do të zgjasë deri më 9 shtator të vitit 2021.

Advertisement

The post Gjithsej 10.724 persona u kontrolluan në Listën zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy