Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.724 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 134 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 86 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 48 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 99 pacientë po trajtohen në Veles dhe 90 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 110 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 131 në Prilep, 45 në kovid – qendër në Gostivar dhe 20në Strugë. 112 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 38 në Koçan, 37 në Kërçovë, 70 në Kavadar, 24 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.724 dhe ka rreth 260 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjithsej 1.720 të hospitalGjithsej 1.724 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoniizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.