Vitin e kaluar në Maqedoni kanë lindur 16.737 foshnja, që është rreth 7.000 fëmijë më pak se numri i të porsalindurve në vitin 2014 – 23.596, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetërore të Statistikave.

Shifrat tregojnë se që nga viti 2014 numri i të porsalindurve në Maqedoni është vazhdimisht në rënie.

Në vitin 2016, kjo shifër ishte 23.002, në vitin 2018 – 21.333 fëmijë dhe në vitin 2020 lindën 19.033 fëmijë. Rënia më e madhe është vërejtur vitin e kaluar, kur krahasuar me vitin 2022, numri i të porsalindurve është ulur me 1336 fëmijë.

Shumica e të porsalindurve kanë lindur në Shkup, ku vitin e kaluar kanë lindur 5665 fëmijë. Më së shumti kanë lindur në komunën e Çairit në Shkup – 888 fëmijë, pasuar nga Aerodromi me 666 fëmijë dhe Gazi Baba me 663 të porsalindur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjithnjë e më pak lindje në Maqedoninë e Veriut, numri i foshnjeve pëson rënie drastike appeared first on Telegrafi.