“Asnjë informacion nuk mund të japim për numrin e viktimave dhe shkaqet e aksidentit, derisa të njëjtat nuk zyrtarizohen nga ekspertiza që mbrëmë dhe sot në mëngjes është kryer nga ekipe hetuese në Tetovë”.

Kështu përgjigjen të gjitha institucionet kur pyeten për shkaqet dhe pasojat që solli deri te djegia e tërësishme e spitalit modular në Tetovë, i destinuar për pacientët me Covid.

Deri tani, nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se janë 10 viktima dhe se numri mund të rritet.

Ngjashëm kanë njoftuar edhe nga Qeveria, duke siguruar se në terren janë shërbimet zjarrfikëse, policia, shërbimet mjekësore dhe prokuroria ku po hetojnë shkaqet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria i siguron qytetarët se përgjegjësi do të ketë.

“Zjarri në qendrën Kovid në Tetovë është shuar. Mjekët luftojnë për një jetë më shumë. Në rrjedhë është hetimi. Deri tani ka 10 viktima kurse ky numër mund të rritet”, njoftuan nga Qeveria.

Edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, thotë se do të ketë përgjegjësi, në rast se konstatohen lëshime.

Në mjekësinë ligjore në Shkup janë sjellë vetëm viktimat, pasi të lënduarit tashmë janë vendosur në Spitalin e Tetovës, në repartin intern dhe kirurgjik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Mjekësia ligjore në Shkup për TV21 bënë të ditur se nga Tetova janë sjellë 14 viktima.

Në repartin e urgjencës në Spitalin e Tetovës janë pranuar rreth 60 pacientë.

Mbrëmë është mbajtur mbledhje e Shtabit të Krizës në Tetovë, por nuk ka pasur vendim konkret. Ndërsa sot në ora 10, Qeveria e RMV-së do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Ndryshe, më shumë se 30 zjarrfikës me shtatë automjete e kanë shuar zjarrin, kurse 5 prokurorë publikë kanë qenë në terren për të kryer ekspertizë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Gjithçka që dihet zyrtarisht nga zjarri në spitalin modular në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";