Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Berlin, sot në Bundestag realizoi takime me Michael Roth, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për Çështje të BE-së, njoftojnë nga MPJ.

Në fokusin e bisedave ishte dosja evropiane e vendit tonë dhe nevoja për hapa vendimtarë nga BE-ja në lidhje me proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisur nga rreziqet e reja gjeopolitike në rajon.

“Me hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, BE-ja do të demonstrojë drejtimin e saj gjeostrategjik dhe rrjedhimisht do të forcojë arkitekturën e përbashkët evropiane të sigurisë”, tha ministri Osmani.

Nga bashkëbiseduesit u konfirmua angazhimi konzistent gjerman dhe mbështetja në rrugën evropiane te Maqedonisë së Veriut për të ruajtur kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjermania vazhdon të jetë një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të RMV-së appeared first on Telegrafi.