Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) ka informuar sot lidhur me gjendjen nëpër pikat kufitare të vendit. Sipas njoftimit, në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
LAMM rekomandon drejtuesit të komunikacionit për kujdes dhe kufizim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
The post Gjendja sot në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.