“Kuadri mjekësor është plotësisht i mobilizuar, por gjendja në spitale është serioze”. Ky është vlerësimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe pas koordinimit të rregullt me drejtorët e klinikave.
Në mbledhje po ashtu është biseduar edhe për pacientët e hospitalizuar me coronavirus, terapitë dhe kapacitet spitalore në vend.
“Sistemi shëndetësor për çdo ditë menaxhohet, sigurohen shtretër të rij, kuadri mjekësor është plotësisht i mobilizuar, por gjendja në spitale është serioze”, pohoi Filipçe.
Ministri ju bëri thirrje që të respektojnë masat në mënyrë që të ndihmojnë sistemin shëndetësor në luftën kundër pandemisë së coronavirusit./Telegrafi/
The post Gjendja në spitalet e Maqedonisë është serioze, thonë autoritetet appeared first on Telegrafi.