Gjendja ekonomike në Maqedoni: Qytetarët nuk presin asgjë nga viti 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çdo vit po bëhet më i papërballueshëm se tjetri kur bëhet fjalë për gjendjen ekonomike në vend.

Të anketuarit nga “Alsat” thonë se viti 2022 do të jetë edhe më i vështirë për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të prodhimeve ushqimore.

“Viti 2022 do të jetë një nga më të vështirët, edhe në aspektin ekonomik po edhe atë politik. Shikoni, rryma po shtrenjtohet, uji gjithashtu, ushqimet dhe gjithçka tjetër është shtrenjtuar ndërsa pagat janë të njejta. Populli ka arritr thuajse në fund, po harxhohen rezervat e fundit, kuptohet për festat e fundvitit por të mbetemi me shpresë dhe të kemi shëndet dhe lumturi në vitin e ri”, thotë një qytetar.

“Unë I kam 70 vjet, çdo vjet bëhet keq e më keq. Gjithë janë hajna, s’ka kush që I zhduk, të gjithë janë të organizuar, gjyqi, kryetari, nënkryetari, policia, të gjithë të organizuar hajnat, nuk ke rrugë dalje. Për popullin gjynah por populli që është I mençur, sikur unë të jem I ri, këmbëzbathur dal dhe punoj jashtë shtetit, atje ka ardhmëri, kudoqoftë, Austri, Gjermani, Francë, Itali. Respektojnë ligjin, respektojnë njerëzit, ky vend, kurrë Ballkani nuk rregullohet”, shprehet një qytetar tjetër.

Advertisement

Edhe një anketë e realizuar nga Brima Gallup ka nxjerr të dhëna pesimiste nga qytetarët e Maqedonisë lidhur me pritje e tyre për vitin 2022. Në pyetjen nëse viti i ardhshëm do të jetë më prosperues së viti 2021, vetëm 19% e të anketuarve janë shprehur pozitivisht ndërsa 50% kanë thënë se 2022 do të jetë vit i vështirësive ekonomike, 28% presin që të mos ketë ndryshime ndërsa 3% e të anketuarve nuk ​​e dinë ose nuk kishin përgjigje./ Alsat/

The post Gjendja ekonomike në Maqedoni: Qytetarët nuk presin asgjë nga viti 2022 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy