Gjendja e Xhaferit stabile, seanca konstituive sipas afateve kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Gjendja shëndetësore e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi është stabile, ai është duke pushuar me rekomandim të mjekëve”.

Kështu thonë nga kabineti i tij, në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjendja e kryetarit të Kuvendit është stabile. Duke pasur parasysh aktivitetet intensive që i ka pasur gjatë fushatës zgjedhore, me rekomandim të mjekëve e ka patjetër të pushojë. Ai disa herë ka rezultuar negativ në testet për COVID-19”, thonë nga kabineti i Xhaferit.

Ata nuk tregojnë nëse ai do të merr pjesë në Krushevë për festën e Ilindenit, ose kur do të thirret seanca për përbërjen e re kuvendare, por thonë se ajo do të jetë në pajtim me afatet kushtetuese.

Advertisement

Ndryshe, Talat Xhaferi javën e kaluar u shtrua në Klinikën Infektive për siç thanë nga BDI, kontrolle sistematike.

Ndërsa sipas Kushtetutës, ai duhet që më së voni deri 4 gusht ta thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit. Nëse ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë, atëherë do të duhet ta bëjë deputeti më i moshuar i përbërjes së re./Telegrafi/

The post Gjendja e Xhaferit stabile, seanca konstituive sipas afateve kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy