Gjendja e të lënduarve në zjarrin në Koçan është stabile, në mjekim shtëpiak janë 13 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Serioze, por stabile është gjendja e pacientëve të lënduar të cilët për momentin janë në mjekim nga lëndimet e marra nga zjarri në Koçan. Po mendohet edhe për kthimin e disa prej atyre të cilët po mjekohen jashtë vendit.

Pas obduksionit të kryer të personave të vdekur nga zjarri, tek të gjithë është konstatuar vdekje e dhunshme nga ngulfatja që drejtpërdrejtë është shkaktuar nga zjarri.

Sipas informatave të fundit, gjithsej 162 pacientë të lënduar për momentin po mjekohen nga lëndimet e marra në zjarrin në Kopan, prej të cilëve 115 janë për mjekim jashtë vendit.

“Përveç një pacienti që po mjekohet në Turqi, të tjerët janë në gjendje serioze, por stabile”, informoi dje në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë. Arben Taravari.

Advertisement

Në mjekim shtëpiak dje u lëshuan dhjetë nga pacientët të cilët ishin të shtrirë në klinikat e vendit, ndërsa pardje nga spitali u lëshuan tre pacientë. Me këtë, në Qendrën klinike për mjekim janë 25 pacientë, në SPQ “8 Shtatori” 12, në Spitlain e përgjithshëm të qytetit 11 dhe në Shtip një pacient. Lidhur me lëshimet – një pacient bga Shtipi, është një lëshim nga Kirurgjia e fëmijëve, tre do të lëshohen nga Kirurgjia torakale. Në “Sistina” dhe “Zhan Mitrev” gjithsej po mjekohen nëntë pacientë, prej tyre dje janë lëshuar pesë.

Lidhur me ata pacientë të cilët ndodhen për mjekim jashtë vendit, në Serbi janë 30, prej të cilëve dy janë ekstubuar. Në Bullgari 15 pacientë prej të cilëve tre tashmë janë ekstubuar. Në Greqi 12, prej të cilëve dy janë në gjendje kritike. Në Ankara gjashtë pacientë janë ekstubuar, përderisa po aq janë ekstubuar edhe në spitalin në Stamboll.

Në Spanjë, siç tha Taravari, po mjekohen shtatë pacientë, në Austri pesë, në Hungari gjashtë pacientë, prej të cilëve njëri është tashmë me temperaturë dhe me kollë, të tjerët janë në gjendje stabile.

“Në Kroaci janë pesë pacientë, njëri është i intubuar dhe stabil dhe katër të tjerë janë në gjendje plotësisht stabile. Në Slloveni janë gjithsej katër pacientë, prej të cilëve tre në gjendje më serioze. Në Lituani janë katër pacientë, njëri prej të cilëve është ekstubuar atje, që do të thotë se është në gjendje më të mirë. Në Belgjikë katër pacientë prej të cilëve katër janë në gjendje stabile. Në Itali katër pacientë të cilët tashmë janë në këmbë. Domethënë ka mundësi që javën e ardhshme do flasim edhe për protokollet e kthimit të këtyre pacientëve. Në Suedi janë katër pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje plotësisht stabile dhe në Poloni janë dy pacientë të cilët vetëm njëri është i intubuar”, tha Taravari.

Advertisement

Në mbledhjen e djeshme të Shtabit të krizës është hapur edhe tema e kthimit të pacientëve nga java e ardhshme.

“Kemi paralajmërime nga vende të caktuara ku pacientët janë në gjendje të mirë, me qëllim për të përgatitur protokolle se si do të jetë kthimi i tyre, nëse do të kenë nevojë të akomodohen pasi që do të rikontrollohen nga mjekët tanë. Ata që janë në gjendje të mirë pas kontrollit nga mjeku mund të lëshohen për në shtëpi”, tha ai.

Sipas tij, faza tjetër janë infeksionet e mundshme tek këta pacientë dhe për këtë arsye duhet të parandalohet maksimalisht që të mos shfaqen komplikime.

Në Klinikën për toksikologji deri më tani kanëq arkulluar 20 pacientë të cilët kanë thithur gazra helmues gjatë zjarrit të tmerrshëm në duskotekën në Koçan. prej tyre 13 për shkak të përkeqësimit të gjendjes apo për shkak të nevojës për ventilim mekanik janë zhvendosur në klinika të tjera, kryesisht në Klinikën për mjekim intensiv, ndërsa disa janë dërguar jashtë vendit. Në Toksikologji për momentin janë të hospitalizuar shtatë pacientë, ndërsa të gjithë këta 20 pacientë përfshirë edhe ata në KARMI dhe jashtë vendit janë në gjendje të mirë të përgjithshme.

Advertisement

Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut informoi se deri më tani janë mbledhur 48.172.115 denarë për mbështetje të të pësuarve nga zjarri në Koçan dhe për familjet e tyre.

Mjekimi sigurohet nga ana e shtetit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se mjekimi i pacientëve nga zjarri në Koçan në shtetet e tjera është në përgjithësi falas.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me spekulimet se po grumbullohen para për mjekimin, ai u përgjigj se nuk ka nevojë për të pavërteta.

Advertisement

“Në përgjithësi në 99 për qind mjekimi është falas dhe nuk ka nevojë askush të grumbullojë para. Kështu që, nuk ka nevojë për spekulime dhe të pavërteta. Kjo është e vërteta që është publikuar para tre-katër ditëve, nuk është prej tani. Ndoshta në ndonjë shtet, megjithatë, në përgjithësi 99 për qind e mjekimit në të gjitha shtetet është falas”, tha ai.

Shtoi se Qeveria ka siguruar mjete për udhëtim dhe akomodim të dy prindërve ose anëtarëve të familjes së pacientëve në të gjitha shtetet.

Ministri në konferencën e djeshme për media pas takimit të rregullt të shtabit të krizave në Ministrinë e Shëndetësisë informoi se numri i pacientëve të cilët mjekohen për momentin është 162, ndërsa sot 10 nga pacientët të cilët janë të shtrirë në spitalet në vend do të lëshohen.

The post Gjendja e të lënduarve në zjarrin në Koçan është stabile, në mjekim shtëpiak janë 13 pacientë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy