Gjendet trupi i pajetë i një 42-vjeçari në rrugën Zhelinë-Jegunoc

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot (11 mars) në orën 03:30 në SPB Tetovë është paraqitur se në rrugën rajonale Zhelinë-Jegunoc në afërsi të kryqëzimit në Zhelinë, është gjetur në veturë “Polo” me targa të Gjermanisë dhe se në karrigen e shoferit është gjetur një trup i pajetë.

Është thirrur ekipi i Ndihmës së Shpejtë, nga të cilët është konstatuar vdekja e shoferit N.XH. (42) nga Pallatica e Tetovës, pa shenja dhune.

Pas kryerjes së kontrollit në vendin e ngjarjes nga Prokurori Publik dhe policia e Tetovës, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/

The post Gjendet trupi i pajetë i një 42-vjeçari në rrugën Zhelinë-Jegunoc appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy