Siç njoftojnë nga policia, 31 vjeçari nga Shkupi i cili është raportuar si i humbur nga qershori, sot është gjetur i vdekur.
Në Stacionin Policor në Draçevë sonte në ora 20:30 është denoncuar se në fshatin Draçevë, në rrugën e quajtur “Tri Krushi”, është gjetur një trup i pajetë.
Në trup, sipas policisë, nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa zyrtarët policorë në vendngjarje kanë vërtetuar se bëhet fjalë për V.D (31) nga Shkupi i cili nga 1 qershori është i paraqitur si i humbur.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është çuar për autopsi./Telegrafi/
Advertisement
The post Gjendet një trup i vdekur në Shkup appeared first on Telegrafi.