Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një trup i pajetë është gjendur në ujërat e lumit Vardar në afërsi të fshatit Novo Sello në Shkup.
Trupin e pajetë e ka nxjerrë Brigada kundër zjarrit, ndërsa trupi është dërguar për autopsi.
“Më 25.05.2023 në ora 12:49 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Novo Sello të Shkupit, në ujërat e lumit Vardar është vërejtur një trup i pajetë i një gruaje. Nga Njësia territoriale kundër zjarrit kanë ndërmarrë masa dhe kanë nxjerrë trupin, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masat për zbulimin e identitetit të trupit të pajetë./Telegrafi/
The post Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar në Shkup appeared first on Telegrafi.