Në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë është gjetur dje në grua e mbytur.

SPB Ohër kumtoi se pas ekspertizës së kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për një grua 67 vjeçare nga Resnja.

“Në SPB Strugë, dje në ora 15 e 25 minuta është paraqitur se, në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë, është vërejtur një trup i pajetë. Nga ekspertiza e kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për F.S. (67) nga Resnja”, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Mjeket e Shtëpisë së Shëndetit dhe Ndihmës Urgjente nga Struga, kanë konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e gruas së vdekur do të kryhet autopsi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Gjendet një grua e vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit appeared first on Telegrafi.