Një granat e pashpërthyer e artilerisë nga Lufta e Parë Botërore është gjetur në rajonin e Prilepit, në lokalitetin “Peshterica”, rasti dje është raportuar në policinë e Prilepit.
Siç njoftojnë nga SPB Manastir, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka larguar në mënyrë të sigurt granatën dhe është dërguar për procedurë të mëtutjeshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie 75 mm që daton nga Lufta e Parë Botërore.
Brenda pak pak ditësh kjo është gjetja e dytë e një granate të pashpërthyer që daton nga Lufta e Parë Botërore. E para është gjetur në afërsi të fshatit Prisad të Prilepit./Telegrafi/
The post Gjendet një granat e pashpërthyer në Prilep, daton nga Lufta e Parë Botërore appeared first on Telegrafi.
Advertisement