Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mëngjesin e sotëm në burgun “Idrizovë” është gjetur i vdekur një i burgosur.
“Me datë 06.06.2023 në ora 03.55 në SPB Shkup, nga burgun e Idrizovës, është raportuar se në një dhomë në repartin gjysmë të hapur, është gjetur i vdekur i burgosuri V.L.(50) nga Shkupi, i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg pre 11 viteve”, njoftojnë nga MPB.
Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
The post Gjendet i vdekur një i burgosur në burgun e Idrizovës appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";