Sot në Stacionin Policor të Koçanit, K.J (64) ka raportuar se ka gjetur të mbytur në një kanal vaditës në afërsi të fshatit Orizar të Koçanit nënën e tij M.J.(89), për të cilën një orë më parë ka raportuar se është larguar nga shtëpia.
Trupi i pajetë i të ndjerës është nxjerrë nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Koçanit, ndërsa një mjek nga Urgjenca e Koçanit ka konstatuar vdekjen e saj pa shenja të dukshme dhune.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/
The post Gjendet e vdekur një grua nga Koçani në një kanal uji appeared first on Telegrafi.
Advertisement