Një banor i fshatit Filipovci të Kratovës ka gjetur të vdekur një grua.
Sipas informacioneve të SPB – Kumanovë rasti është paraqitur në stacionin policor më tre shtator.
“Më 3 shtator, 54-vjeçari K.D nga fshati Filipovci të Kratovës, në SP Kratovë, ka denoncuar se bashkëfshatari M.D të njëjtën ditë ka gjetur të vdekur 36-vjeçaren M.G nga i njëjti fshat”, tha zëdhënësja e SPB Kumanovë, Zhivkica Çavdarviq.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer stacioni policor në Kratovë./Telegrafi/
Advertisement
The post Gjendet e vdekur një grua në një fshat të Kratovës appeared first on Telegrafi.