Gjenden tetë bomba “kashikara” në Bogovinë të Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fshatin Bogovinë janë gjetur 8 bomba të dorës, të tipit kashikara, njofton SPB Tetovë. Autoritetet po kryejnë kontrolle në vendin ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se bombat janë prodhim kinez, respektivisht prej modeleve të reja.

“Dje rreth orës 17 nga QMK ma u lajmëruan se në fshatin Bogovinë, në vendin e quajtur Prestovec janë gjetur mjete shpërthyese dhe pastaj në bashkëpunim me Policinë, e kemi bërë sigurimin e vendit dhe sot kolegu im ka ardhur dhe e ka siguruar dhe ka bërë çmontimin e bombave”.

“Bëhet fjalë për 8 bomba kashikara, të prodhimit kinez, janë model i ri”, tha Muhamed Avzija, udhëheqës i qendrës për Menaxhim me Kriza në Tetovë.

The post Gjenden tetë bomba “kashikara” në Bogovinë të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy