Ekipet e “Higjienës Komunale” dhe të Inspektoratit të Qytetit në qytetin e Shkupit gjatë vikendit kanë gjetur mbetje mjekësore- shiringa, të cilat janë hedhur në afërsi të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Për momentin po punohet për gjetjen e laboratorit që ka hedhur në shiringat në mënyrë të jashtëligjshme.

“Shërbimet e Inspektoratit periudhën e ardhshme do të punojnë për gjetjen e laboratorit që ka hedhur mbeturinat në mënyrë të jashtëligjshme, pas çka do të sanksionohen. Gjatë ditës së djeshme janë kontaktuar edhe ekipet e N.P. “Drislla”, të cilët me pajisje speciale kanë larguar mbeturinat medicinale”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjenden mbeturina mjekësore afër Q.S. “Boris Trajkovski”, inspektorati heton rastin appeared first on Telegrafi.