Së paku 5 granata të pa shpërthyera janë gjetur paraditen e sotme në lokacionin përballë gjykatës në Gostivar.

Bekim Ismaili, udhëheqës i Njësisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gostivar, thotë se dyshohet se ka më tepër, ndërkaq bëri të ditur se granatat i përkasin periudhës së Luftës së Parë Botërore.

“Janë mjete nga Lufta e Parë Botërore, të pashpërthyera, duke punuar me eskavator ndërmarrja publike kishin hasur në mjete të pashpërthyera, na lajmëruan. Kontaktuam MPB-në, pasi është vend frekuentues, që të sigurohet vendi se ka shumë kalimtar, çdo moment presim të arrijë ekipi jonë që është adekuate dhe e specializuar për nxjerrjen dhe transportimin e mjeteve të pashpërthyera”, tha Bekim Ismaili, udhëheqës i Njësisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gostivar./TV21/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjenden granata të pa shpërthyera para gjykatës në Gostivar appeared first on Telegrafi.