Gjatë muajit korrik gjobiten 1874 motoçiklistë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë muajit korrik kanë përforcuar kontrollet për kundërvajtjet që i shkaktojnë motoçiklistët.

“Gjatë këtij aksioni janë gjobitur 1874 motoçiklistë. Prej tyre 1266 nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse, 308 kanë qenë pa leje, 45 për shkak të skadimit të lejes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga policia shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Gjatë muajit korrik gjobiten 1874 motoçiklistë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy