Qendra turistike Kodra e Diellit, informon se prej nesër sërish në funksion do të jetë teleferiku me gjashtë ulëse.

Nga kjo qendër thonë se gjatë fundjavës qytetarët këtë teleferik do të mund ta shfrytëzojnë falas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qendra Turistike Kodra e Diellit, prej nesër (17 korrik) do të ofrojë përmbajtje për shijim të pamjeve gjatë periudhës së verës. Këtë fundjavë, shfrytëzoni ditët pa pagesë për vizitorët dhe merrni bileta falas për gjashtëulësin ‘Lajtner’ për bjeshkatari dhe çiklizëm”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thonë se çdo fundjavë teleferiku me gjashtë ulëse do të punojë prej orës 09:00 deri 15:00./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjatë fundjavës teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit do të mund të shfrytëzohet pa pagesë appeared first on Telegrafi.