Nga dita e premte në orën 07:00 të mëngjesit deri të hënë në orën 07:00 nëpunësit policorë kanë shqiptuar 241 gjoba për ata persona të cilët nuk kanë mbajtur maska në pajtim me dekretin qeveritar për mbrojtje personale në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
“Nga e premtja deri të shtunën në orën 07:00 janë evidentuar 78 kundërvajtje, deri të dielën 91 dhe sot në mëngjes 72 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska. Sektori për punë të brendshme Tetovë edhe më tej apelon deri tek qytetarët e rajonit të Tetovës tërësisht ta respektojnë Dekretin qeveritar për mbajtjen e maskës për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektuese. Mbrojtja e personit nënkupton që të mbulohet goja dhe hunda me maskë, shall, mbulesë pambuku etj”, potencon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Gkoba për mosmbajtjen e maskës, sipas parashikimeve në Dekretin e lartpërmendur, është 20 euro në kundërvlerë të denarit për personat fizikë dhe 2.000 euro për personat juridikë, plus 500 euro për personin përgjigjes.
The post Gjatë fundjavës 241 gjoba për mosmbajtjen e maskave në Tetovë appeared first on Telegrafi.