Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 991 teste, ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve në: Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strumicë-2, Radovish-3, Krushev-2, Koçan-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4, Resnje-4.
Instituti për Shëndetit Publik sot regjistroi 123 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkup-77, Shtip-7, Tetovë-15, Strugë-1, Veles-4, Manastir-2, Gjevgjeli-1, Koçan-2, Pehçev-1, Kërçovë-2 , Resnje-11.
Sot janë regjistruar edhe gjashtë viktima, dy pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy pacientë nga Struga dhe një nga Gostivari.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.111./Telegrafi/
The post Gjashtë viktima dhe 136 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.