Zëvendëskryeministrja për Politike dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska sot ishte për vizitë pune në Gostivar ku realizoi takim me kryetarin e komunës, Arben Taravari.
Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i zëvendëskryeministres Gërkovska, është biseduar për organizimin e përbashkët të ngjarjeve debatuese, pas fillimi të vitit të ardhshëm shkollor, në kuadër të aktiviteteve të dedikuara për të rinjtë.
Zëvendëskryeministrja Gërkovska dhe kryetari Taravari u pajtuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme që vazhdimisht të punohet në ngritjen e vetëdijes së të rinjve për çështjet që kanë të bëjnë me etikën, integritetin dhe përgjegjësinë, sepse ato sjellin potencial për ndryshime pozitive në shoqëri dhe për tejkalimin e dobësive në sistem dhe shoqëria në tërësi.
“Lidhur me transparencën, si mekanizëm kyç kundër korrupsionit, zëvendëskryeministrja informoi për progresin në forcimin e transparencës aktive të institucioneve. Në këtë drejtim, ajo iu referua Udhëzimeve për Transparencë, të cilat Kabineti për Politika të Mira i ka përgatitur me Agjencinë për Qasje të Lirë në Informacione të Karakterit Publi dhe Qendra për Menaxhimin me Ndryshime”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Gërkovskës./Telegrafi/
The post Gërkovska – Taravari: E rëndësishme është që edhe komunat të përfshihen në promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë appeared first on Telegrafi.