Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e obliguar për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska sot mbajti takim me Suzana Shuc nga direktorati për Ballkanin Perëndimor dhe Sabine Shtol nga direktorati i BE-së të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat qëndrojnë për vizitë pune në vendin tonë.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, zëvendëskryeministrja Gërkovska i ka njoftuar përfaqësueset e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, të cilët në takim i ka shoqëruar ambasadorja Anke Holshtajn, me aktivitetet e ndërmarra të kabinetit të saj në fushën e qeverisjes së mirë, reformat në administratën publike, digjitalizimi dhe lufta kundër korrupsionit, dhe u ndalën në bashkëpunimin në këto fusha me Republikën e Bullgarisë.

Përfaqësueset e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, siç është njoftuar në kumtesë, kanë shprehur interesim të veçantë për dialogun Shkup-Sofje dhe shfaqën shpresë se procesi i vendosur në baza të reja të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet dy vendeve së shpejti do të ketë rezultate të dukshme me fillimin e negociatave për vendin tonë me anëtarësimin në BE, që, siç theksuan është nga interesi i rëndësishëm për Berlinin.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska në takim potencoi se dialogu me palën bullgare zhvillohet në drejtim pozitiv dhe se lufta në Ukrainë ka treguar se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është nga interesi strategjik i Brukselit dhe Evropës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gërkovska ka theksuar se Maqedonia e Veirut tërësisht i ka plotësuar kushtet për fillim të negociatave me BE-në dhe se qytetarët e vendit presin edhe Brukseli ta plotësojë pjesën e saj të obligimit dhe se çdo anulim i mëtutjeshëm do ta nxisë euroskepticizmin.

Në takim, zëvendëskryeministrja Gërkovska ka potencuar se RF e Gjermanisë është partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor dhe se me optimizëm pritet vazhdimësia e Procesit të Berlinit i cili solli përfitime të mëdha në evropianizimin e rajonit.

The post Gërkovska: RF e Gjermanisë është partner i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Procesi i Berlinit kontribuoi për evropianizimin e rajonit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";