Gerasimovski: Zjarri në fabrikën “Treska” nuk ka shkaktuar ndotje të ajrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Zjarri në fabrikën “Treska” nuk ka shkaktuar ndotje të rëndë të ajrit. Këtë e vërtetojnë informacionet nga stacionet matëse përreth të cilat në periudhën prej 13 prillit, një ditë para zjarrit e deri më sot, nuk tregojnë tejkalim të parametrave për ndotje të ajrit”.

Këtë e tha kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, pas takimit të sotëm të “Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim” në Komunën Qendër.

Gerasimovski, pas takimit ku morën pjesë edhe institucionet tjera kompetente, për të dëgjuar mendimet e ekspertëve në diskutim më të gjerë për gjendjen në fabrikën “Treska”, tha se inspektimi nga MPB-ja ka përfunduar, por në rrjedhë është procedura para-hetimore e Prokurorisë Publike, pas së cilës Komuna do t’i dijë hapat përfundimtarë për veprim.

Komuna Qendër në këtë moment është në pritje të procesverbalit nga MPB-ja dhe Brigada Zjarrfikëse, si dhe udhëzimet nga Ministria e Mjedisit për atë se si do të veprojnë në të ardhmen./Telegrafi/

Advertisement

The post Gerasimovski: Zjarri në fabrikën “Treska” nuk ka shkaktuar ndotje të ajrit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy