![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Kryetari i Komunës së Qendrës në Shkup, Goran Gerasimovski njoftoi se ndalimi i përdorimit të telefonave gjatë mësimit po funksionon shkëlqyeshëm në të tetë shkollat fillore.
“Ndalimi i përdorimit të telefonave gjatë orëve të mësimit po jep rezultate. Këtë masë e zbatojmë prej dy vitesh në shkollën fillore “Shën Kirili dhe Metodi” dhe ka një përfitim. Nxënësit janë plotësisht të përkushtuar ndaj të mësuarit dhe cilësia e procesit arsimor është përmirësuar. Me rekomandimet që i kanë pranuar të tetë shkollat fillore në Qendër, ne po ofrojmë kushte më të mira mësimore dhe po kontribuojmë në zhvillimin e një atmosfere pozitive shkollore.
Duke reduktuar përdorimin e telefonave gjatë orës së mësimit, nxënësit do të mësojnë rëndësinë e disiplinës personale dhe do të kenë shoqërizim më të madh me bashkëmoshatarët e tyre”, thekson Gerasimovski.
Komuna Qendër është komuna e parë në vend që ka filluar zbatimin e një mase të tillë.
Rekomandimet për ndalimin e përdorimit të celularëve janë pranuar edhe në procesin arsimor në disa vende evropiane./Telegrafi/
The post Gerasimovski: Ndalimi i telefonave në shkollat fillore në Qendër po funksionon mirë appeared first on Telegrafi.