Gerapetritis: Kërkohet respektimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, për dokumentet e udhëtimit kishin 5 vite për të rregulluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, u shpreh se marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut janë në një nivel të kënaqshëm dhe në një dinamikë të vazhdueshme. Megjithatë, ai theksoi se respektimi i Marrëveshjes së Prespës është kushti kryesor për të mbajtur këtë nivel të lartë të bashkëpunimit.

“Greqia është padyshim pro zbatimit formal të Marrëveshjes së Prespës dhe nuk mund të jetë ndryshe. Që të arrihet progres duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara në marrëveshje. Harmonizimi i dokumenteve të udhëtimit lidhet me afatin 5-vjeçar që kishte Maqedonia e Veriut”, tha ai dhe shtoi: “nuk është bërë, jo për shkak të shtetit grek, por për shkak të problemeve burokratike apo të tjera në Maqedoninë e Veriut”.

Ai gjithashtu u përqendrua në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, duke theksuar se kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që duhet të respektohet nga të dyja palët. Ministri gjithashtu shprehu mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor./Telergafi/

The post Gerapetritis: Kërkohet respektimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, për dokumentet e udhëtimit kishin 5 vite për të rregulluar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy