Një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, në një intervistë për gazetën greke, e cila botohet në SHBA, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina.

Gerapetritis tha se “deklaratat e fundit të presidentit dhe liderit të OBRM-PDUKM-së minojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila pa përjashtim i detyron të gjitha lidershipet e Maqedonisë së Veriut”.

“Ne theksuam detyrimin e Maqedonisë së Veriut për respektimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe të emrit kushtetues të vendit dhe paraqitëm nevojën e zbatimit të qëndrueshëm dhe dashamirës të saj në të gjitha forumet ndërkombëtare, tha shefi i diplomacisë greke.

Gjithashtu, ai kujtoi qëndrimin e qeverisë aktuale greke, si opozitë, kur, siç tha, “e vuri në dukje me kohë problemet ligjore dhe teknike në Marrëveshjen e Prespës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Megjithatë, ne sqaruam se sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Parlamenti grek, ajo do ta detyrojë vendin. Një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut, theksoi Gerapetritis.

The post Gerapetritis: Greqia mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar, të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga RMV-ja appeared first on Telegrafi.