Nuk ka asnjë problem dypalësh midis Sofjes dhe Shkupit, por midis Brukselit dhe Maqedonisë së Veriut, tha për ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, duke shtuar se zbatimi i “propozimit francez” do të “monitorohet rreptësishtë” nga autoritetet bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bullgaria mbetet jashtëzakonisht konsistente në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe integrimit evropian të të gjitha vendeve në rajon. Në vitin 2022 u arrit një konsensus evropian (propozimi francez), i cili do të ndiqet në mënyrë rigoroze. Çdo vend duhet të respektojë kriteret, t’u përmbahet atyre. Anëtarësimi në BE bazohet në meritat e veta”, tha Georgiev për “BGNES”.

Georgiev shtoi se “Bullgaria dhe qeveria mbeten absolutisht të palëkundur dhe të përkushtuar ndaj kësaj qasjeje.

“Për ne, siguria dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ky është një investim në stabilitetin e gjithë Evropës dhe ne e njohim atë si vendin që nisi, inkurajoi dhe katalizoi këtë proces në vitin 2018. Ne njohim dhe mbrojmë interesat tona kombëtare dhe interesat e të gjithë Bashkimit Evropian. Marrëveshja e arritur nuk është një çështje dypalëshe mes Sofjes dhe Shkupit, por mes Brukselit dhe fqinjëve tanë nga Maqedonia e Veriut”, shtoi ministri bullgar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Georgiev: Shkupi ka problem me Brukselin, jo me Sofjen appeared first on Telegrafi.