Është e drejtë dhe obligim i ministrit të Drejtësisë që t’i japë propozime dhe vendime Kuvendit, për disa vendime ligjore. Kjo është e drejta e tyre dhe unë do të mbetem pa koment. Por më duhet të theksoj se, nëse do të lejohen ndërhyrje ligjore për Këshillin Gjyqësor si organ dhe për organet e tjera që përfaqësojnë një kategori kushtetuese, do të jetë një mesazh i keq dhe një praktikë e keqe për të ardhmen, tha Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.
Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor dhe nëse është zgjidhja dorëheqja e të gjithë anëtarëve, Georgiev për “Sitel” tha se dorëheqjet janë të drejtë personale, por se në këtë situatë nuk është zgjidhje.
Edhe ashtu, theksoi Georgiev, mandati i shumicës së anëtarëve të kësaj përbërje të Këshillit Gjyqësor përfundon për një kohë të shkurtër, kështu që, siç theksoi ai, për një kohë të shkurtër do të vijnë edhe kolegë të rinj.
I pyetur për fuqinë e Këshillit Gjyqësor sipas ligjit dhe Kushtetutës, e cila i jep statusin e të paprekshëm në publik, Georgiev tha se ata nuk ndihen kështu dhe se punojnë sipas ligjit dhe përgjigjen para ligjit.
“Së pari, ne nuk e ndjejmë se jemi të paprekshëm dhe se nuk kemi asnjë përgjegjësi. Ne punojmë sipas ligjit, rezultatet e thonë këtë. Sido që të jenë, ato janë rezultatet. Nga ana tjetër, përgjegjësinë si gjyqtar, si anëtar këshilli dhe si kryetar e kemi absolutisht përgjegjësi. Ne i përgjigjemi ligjit, nuk ka dyshim në atë pjesë. Ne përgjigjemi para ligjit dhe nëse dikush nuk e respekton atë individualisht, ai do të mbajë përgjegjësi, këtu ligji është i barabartë për të gjithë”, tha Georgiev.
The post Georgiev: Nëse lejohen ndërhyrje ligjore për Këshillin Gjyqësor, do të jetë mesazh dhe praktikë e keqe për të ardhmen appeared first on Telegrafi.