Georgiev: Inkurajoj gjykatësit t’i raportojnë të gjitha presionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është alarmant fakti që as gjyqtarët nuk besojnë në sistemin gjyqësor, thotë kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Ai i ftoi të gjithë gjykatësit, që të raportojnë presionet e ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë personalisht kam qenë i pranishëm në këtë tribunë. E dëgjova këtë. Kjo ishte për vitin 2022. Këtu u tha se për disa ndikime nga kryetarët e gjykatave, nga gjykatat më të larta, madje edhe nga anëtarët”.

“I inkurajoj dhe u bëj thirrje gjyqtarëve, të cilët u anketuan, raportuan në mënyrë anonime se kanë pasur ndikim dhe presion nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor, kryetarët e gjykatave, që të raportojnë lirshëm. Si një mesazh për kolegët gjyqtarë – i inkurajoj që një situatë e tillë është alarmante, jam dakord. Dhe nëse e ndjejnë, ka Prokurori, le të raportojnë lirisht”, tha Georgiev.

Advertisement

Ndryshe, shumica e 212 gjyqtarëve të anketuar dhe 83 prokurorëve, të cilët iu përgjigjën pyetësorëve anonimë nga Misioni i OSBE-së, e panë Këshillin Gjyqësor me mosbesim./Telegrafi/

The post Georgiev: Inkurajoj gjykatësit t’i raportojnë të gjitha presionet appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy