Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Adonis Georgiadis, duke komentuar deklaratat e presidentes maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe përfaqësuesit të ardhshëm të qeverisë së RMV-së, Hristijan Mickoski, tha se Greqia do të bëjë atë që është paraparë nëse shkelet Marrëveshja e Prespës.
Sipas tij, “nuk ka dyshim se nëse lideri i OBRM-PDUKM-së bëhet kryeministër dhe vazhdon me deklarata të tilla, Mitsotakis do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës”.
Sipas nenit 19, parashikohet nëse ka shkelje. Nëse qeveria e Maqedonisë së Veriut shkel Marrëveshjen, Qeveria e Greqisë do të bëjë atë që është paraparë, tha Georgiadis në një deklaratë për mediat greke.
“SYRIZA nuk ka vënë kusht që Maqedonia e Veriut të largohet nga NATO nëse shkel Marrëveshjen, ka qenë për shkak të SHBA-së. Është një marrëveshje e keqe. Procesi i shfuqizimit të kontratës është i vështirë”, shtoi ministri i Shëndetësisë./Telegrafi/
The post Georgiadis: Mitsotakis do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës nëse do të vazhdojnë shkeljet nga autoritetet e RMV-së appeared first on Telegrafi.