Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot (17 shtator) 2020 do të ketë takim bilateral me Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Temat kryesore të takimit pritet të jenë bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjendja e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe avancim të tyre, bashkëpunimi në NATO, situata me krizën aktuale globale të shëndetësisë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët dhe të rëndësishme për rajonin tonë.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri Cakaj do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

The post Gent Cakaj sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";