
Përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”.
Gençovska sqaroi se ky kusht për Maqedoninë është vendosur në deklaratën e Kuvendit Popullor dhe në vendimet e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare.
“Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, shtoi Gençovska.
Ajo do t’ia prezantojë këtë qëndrim Komisionerit për Zgjerimi të BE-së Oliver Verhelyi në takimin e tyre të sotëm./Telegrafi/
The post Gençovska: Së pari bullgarët në Kushtetutë, pastaj fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.