Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska njoftoi se po përgatisin një vizitë zyrtare të ekipeve të ekspertëve.
“Jo, nuk jemi duke negociuar, po përgatitemi për një vizitë zyrtare të ekipeve të ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska në brifing me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit i cili ndodhet në Sofje.
Siç njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, Gençovska tha se nuk ka rezultate konkrete.
Bisedimet e fundit me ekipin e ekspertëve të Republikës së Maqedonisë Veriore u zhvilluan më 11 shkurt dhe, për fat të keq, nuk është bërë përparim reciprokisht i dobishëm për të dy vendet, tha ajo.
The post Gençovska: Jemi duke u përgatitur për një vizitë zyrtare të ekspertëve appeared first on Telegrafi.