U kemi bërë thirrje Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë që të bien dakord për të kapërcyer të gjitha dallimet dhe që të mund sa më shpejt të hapen negociatat e anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha ambasadori i BE-së në vend David Geer.
“Gjatë ditëve të fundit të gjithë jemi inkurajuar të vlerësojmë përpjekjet e të dyja palëve që janë në funksion të negociatave të anëtarësimit dhe që ato të fillojnë sa më shpejt. Por derisa të ndodhë kjo, mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë të fokusohen në procesin e reformave, në zbatimin e reformave që do ta afrojnë vendin me Bashkimin Evropian.
Nevojiten hapa praktikë për të çuar përpara reformën dhe sa më shpejt të rriten efektet e reformës, aq më e shkurtër është rruga e vendit drejt BE-së. Jemi të inkurajuar nga zhvillimet e ditëve të fundit”, tha sot Geer i cili ishte për vizitë në Komunën e Manastirit./Telegrafi/
The post Geer: Sa më shpejtë që zbatohen reformat, aq më e shkurtë është rruga e vendit drejt BE-së appeared first on Telegrafi.