Ambasadori i ri i BE-së në Shkup David Geer, sot ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin kanë diskutuar për anëtarësimin e vendit në BE.

Geer nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse përveç Bullgarisë edhe vende tjera anëtare kanë vërejtje për kornizën negociuese, ndërsa shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare Maqedoni-BE të mbahet sa më shpejt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk jam në pozicion për të folur për diskutimet e brendshme, të cilat janë në Këshill për këtë çështje. Vendimi për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut u soll në mars, kjo ishte ngjarje historike, më pas Komisioni Evropian e prezantoi draft-kornizën negociuese, e cila u diskutua nga vendet anëtare. Shpresojmë që konferenca ndërqeveritare të ndodh sa më parë dhe më pas të vazhdojmë me procesin reformues”, tha Geer.

Ai shtoi se për momentin Gjermania kryeson me BE-në dhe siç shtoi, prej atje thonë se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet deri në fund të këtij viti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Geer: Pres që sa më parë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare appeared first on Telegrafi.