Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, mëngjesin e sotëm e ka uruar për fitoren e Gordana Siljanovska-Davkovës në zgjedhjet e djeshme presidenciale.
“Urime për Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut.
Pres bashkëpunim të ngushtë me të për të ardhmen evropiane të vendit”, ka shkruar Geer në rrjetin social “X”.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska – Davkova ka fituar 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërshtari i saj Stevo Pendarovski nga LSDM-ja 251.541 vota (29,25%)./Telegrafi/
The post Geer: Pres bashkëpunim të ngushtë me Siljanovska-Davkova për të ardhmen evropiane të vendit appeared first on Telegrafi.