“Negociatat janë hapur dhe ka filluar skriningu. Mbajtja e konferencës së ardhshme ndërqeveritare varet nga marrëveshja bilaterale mes dy palëve të prekura. Nëse nuk i bëni ndryshimet kushtetuese, me siguri procesi negociues do të ndalet dhe do të pritet zgjidhja e kësaj çështje”. Këtë e tha euroambasadori David Geer në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Ai theksoi se me mënyrën se si është bërë marrëveshja, negociatat janë hapur.

“Skriningu filloi dhe kishim diçka që quhet konferencë ndërqeveritare që filloi i gjithë procesi. Kur skriningu do të përfundojë në këtë fazë, të shkoni në pikën tjetër nevojitet të ketë një tjetër konferencë ndërqeveritare”, tha Geer.

Siç thekson ai, mbajtja e asaj konference ndërqeveritare varet nga kjo marrëveshje bilaterale mes dy palëve të prekura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sigurisht, ky është një vendim sovran për Maqedoninë e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, edhe pse tashmë keni një rezultat të mirë në marrëdhëniet ndëretnike dhe kjo më tej vetëm do ta definojë këtë. Por çfarë ndodh nëse nuk shkohet përpara? Mendoj se skenari më i mundshëm do të jetë që procesi i negociatave të ndalet këtu. Do ta kryeni skriningun, por mbajtja e konferencës ndërqeveritare dhe hapat e ardhshëm do të presin zgjidhjen e kësaj çështje. Jo sepse një vend i tretë vuri veto, por sepse ky vend vendosi të tërhiqet nga detyrimi dypalësh me Bullgarinë”, thotë Geer.

I pyetur të komentojë referendumin e paralajmëruar, thotë se “për mbajtjen e një referendumi eventual unë do të them sërish se ky është një vendim sovran që duhet të marrë ky vend ndaj dhe nuk do të komentoj konkretisht rreth kësaj”.

 

The post Geer: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do të ndalet procesi negociues i RMV-së me BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";