Geer në takim me Kasamin në Tetovë, diskutojnë për bashkëpunimin e komunës me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Tetovë, kryetari i Kоmunës së Tetovës, Bilall Kasami realizoi takim me  ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer me të cilin bashkëbiseduan për shumë çështje konkrete që janë në interes të qytetarëve të Tetovës.

Në këtë takim siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, Kasami ka thënë se bashkëpunimi me BE-në, përmes projekteve të përbashkëta, ka qenë gjithmonë i një rëndësie të veçantë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, një mjedis më të shëndetshëm, infrastrukturë më të mirë.

“Kemi biseduar për shumicën e projekteve që tashmë janë në zbatim, por edhe për shumë projekte të tjera të ardhshme, përmes të cilave synojmë ta bëjmë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar”, tha Kasami.

Ambasadori i BE-së Geer shprehu kënaqësinë për diskutimin e sotëm konstruktiv me nikoqirin e tij, kryetarin e Komunës së Tetovës, Kasami.

Advertisement

“Me kryebashkiakun biseduam për tre projekte kyçe, i pari është përmirësimi i mjedisit, përmes projekteve për më shumë gjelbërim, impiante trajtimi, ndërtimi i fasadave me efikasitet energjetik të 14 objekteve në qytet. I dyti u drejtohet të rinjve, përmes aftësive dhe arsimit profesional të bëhet më tërheqës në tregun e punës. Dhe projekti i tretë është në fakt projekti i nënshkruar javën e kaluar nga kryetari Kasami, për dixhitalizimin e shërbimeve komunale”, tha Geer pas takimit.

Në takimin e sotëm, Geer dhe Kasami diskutuan edhe për fillimin sa më të shpejtë të negociatave me BE-në dhe hyrjen në familjen evropiane, duke konkluduar se BE-ja është e rëndësishme për sigurinë, prosperitetin dhe zhvillimin e vendit./Telegrafi/

The post Geer në takim me Kasamin në Tetovë, diskutojnë për bashkëpunimin e komunës me BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy